Video/ “Derrat pijanecë”! Hynë në supermarket dhe konsumojnë konjak

09/01/2020 16:44

Të gjithë e dimë që derrat janë kafshë shtëpiake me trup dhe qafë të trashë dhe me këmbë fare të shkurtra. Ata kryesisht ushqehen me fara, fruta rrënjë bimësh, kërpudha dhe krimba. Por së fundmi menynë e tyre ditore e kanë pasuruar dhe me pak konjak.

Në videon e bërë virale tashmë, shikohen tre derra të cilët kanë hyrë në një supermarket dhe kanë rrëzuar nga rafti i pijeve alkolike dy shishe me konjak, dhe më pas shikohen duke i konsumuar ato. Kafshët “pijanecë”, ishin arratisur nga një fermë e vogël në qytetin Siberian Tyumen të Rusisë, dhe pas arratisë së tyre janë drejtuar menjëherë në drejtim të një supermarketi të vogël në periferi të qytetit.

Në momentin e parë që kafshët kanë hyrë në supermarket, kanë përdorur nuhatjen e tyre për të eksploruar ushqimet që ndodheshin në të. Nuhatja e tyre nuk gaboi, por i drejtoi drejtë raftit të pijeve alkolike. Ata kanë përdorur pikërisht hundët për të hedhur nga rafti dy shishe konjak, të cilët shpërthyen menjëherë dhe filluan të derdheshin në dysheme.

Blerësit të cilët ndodheshin në supermarket janë habitur nga skena e ofruar nga kafshët, por e kanë pritur me humor këtë veprim të kafshëve të cilët u pagëzuan nga ndjekësit e rrjeteve sociale si “derrat pijanecë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA