Twitter-i po planifikon të testojë opsione të reja, që u mundësojnë përdoruesve të kontrollojnë se kush mund të përgjigjet në postimet e tyre, ose dhe t’i bllokojnë përgjigjet plotësisht.

“Ne duam t’i ndihmojmë njerëzit që të ndihen të sigurt kur marrin pjesë në bisedat në Twitter”, thanë drejtues të tij.

Ky veprim vjen në një kohë kur kompanitë e mediave sociale janë nën një presion në rritje për të zgjidhur ngërcin e ngacmimeve në internet. Twitter tashmë ofron një opsion që u lejon përdoruesve t’i fshehin përgjigjet në postimet e tyre. Eksperimentin që planifikon të bëjë këtë vit, rrjeti social e bëri të ditur gjatë një prezantimi në Las Vegas.

Në 2018-tën, shefi ekzekutiv i Twitter-it, Jack Dorsey, kishte premtuar të përmirësonte atë që e quajti  “shëndeti” i bisedave publike. Muajin e kaluar, Instagrami njoftoi se do të paralajmëronte përdoruesit kur titrat e tyre në një fotografi ose video mund të konsiderohen fyese. Aplikacioni për shpërndarjen e fotografive dhe të videove, i cili zotërohet nga Facebook, tha se kishte përgatitur një sistem të inteligjencës artificiale për të zbuluar titrat fyese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA