Australia po përvelohët por shkak për këtë mund të jetë edhe një shpend. Studioesit mendojnë se ai është përgjegjës për përhapjen e zjarrit duke shpërndarë shkopinjtë e ndezur në zonat të thata. Australia është në kulmin e sezonit veror dhe me mungesë rreshjesh dhe zjarret ndizen menjëherë.
Deri në vitin 2018 mendohej se ata thjesht po përhapnin zjarr rastësisht, sipas National Geographic. Zona të ndryshme në Australi janë duke u ballafaquar me një situatë të rëndë të zjarreve. Por çfarë bën përshtypje është një fakt interesant. Bëhet fjalë për një lloj të zogjve të cilët thuhet se po e përkeqësojnë edhe më shumë situatën. Sipas mediave të huajabëhet fjalë për një lloj zogjve, sjellja e të cilëve ka çuar në pseudonimet ‘zjarrvënës’ pasi shihen duke përhapur zjarre duke kapur shkopinj flakërues dhe duke i hedhur në fusha të thata. Deri në vitin 2018 mendohej se ata thjesht po përhapnin zjarr rastësisht, sipas National Geographic. Por hulumtimet në sjelljen e tyre zbuluan se ata po përhapnin zjarret, me qëllim të përfitimit. Eksperti i shpendëve Bob Gosford filloi një projekt të madh kërkimor në vitin 2012 bazuar në regjistrimet e fenomenit.
Ideja u nxit nga raportet e udhëheqësit të një grupi të gjuhëve Alaëa, punonjësin e shëndetit dhe aktivistin Phillip ëaipuldanya Roberts.
“Unë kam parë një skifter të marrë një shkop duke u djegur në kthetrat e tij dhe ta hedh në një copëz të freskët me bar të thatë, gjysmë milje larg, pastaj të presë eksodin e çmendur të brejtësve dhe zvarranikëve të djegur dhe të frikësuar nga zjarri”. “Kur ajo zonë u dogj, procesi u përsërit diku tjetër…”, citohet të ketë thënë ëaipuldanya. Gjetjet përcaktuan se zogjtë në fakt po përhapnin zjarrin me qëllim, diçka që konfirmoi Gosford. “Ka të bëjë me ushqimin, sepse nga këto kullota dalin zogj të vegjël, hardhucë, insekte, gjithçka që ikën përpara zjarrit”, ka thënë ai.
Top Channel