24/11 17:59
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Greta Zani, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për projektin e fundit muzikor dhe jo vetëm.
Greta pranoi se përpos këngës, ka një pasion të madh për punët e dorës dhe gatimin. Ajo tregoi se gatuan shpesh dhe nuk është aspak e fiksuar me dietat apo regjimet strikte ushqimore.
“Unë s’e kam fare kompleks shëndetin. Po ta kisha, deri sot do isha dobësuar. Megjithatë, kjo më identifikon mua… biles, kur jam dobësuar njëherë, kam rënë gati 17 kilogram, më thoshin të gjithë ‘Greta shëndoshu, se e di sa keq ngjan’ dhe nuk kam tentuar më të dobësohem”, tregoi këngëtarja.
Top Channel