Për t’u ndier më mirë dhe më bukur me pamjen e tyre të jashtme shumë persona i drejtohen operacioneve rinoplastike, të cilat kanë në fokus, ndërhyrjet kirurgjikale kryesisht në hundë, buzë dhe vithe. Ky trend me origjinë amerikane ka hyrë shumë në përdorim në të gjithë botën dhe po korr një përfshirje masive.
Ka disa operacione të cilat nuk rezultojnë efikase, përkundrazi shoqërohen me shumë problematika shëndetësore. Rasti i fundit na vjen nga Anglia. Ellen Gonzalez ka përfunduar me hundë tepër të fryrë dhe buzë të plasaritura si pasojë e ndërhyrjeve plastike. Ajo u shpreh për mediat angleze se, që fëmijë nuk është ndier mirë kur është përqeshur nga bashkëmoshatarët e saj, për arsye së paraqitjes së saj fizike. Për të dëshmuar të kundërtën ajo kreu një ndërhyrje plastike, në vitin 2004-ër duke injektuar buzët me silikon.
E pakënaqur me rezultatin dhe për të arritur një pamje thuajse perfekte ajo i nënshtrohet dhe një ndërhyrje tjetër në hundë në vitin 2016-të. Sidoqoftë nëna e tre fëmijëve nga, Samford, thotë se rinoplastika e la atë me një hundë si të një “derrkuci”, kështu që ajo kërkoi më shumë ndërhyrje për ta rregulluar. Pikërisht në atë kohë ajo shprehet se i ka kërkuar mjekut për t’i zvogëluar buzët. Por fotot e publikuara dëshmojnë në skandal të vërtetë të realizuar në fytyrën e saj.
“Do të dëshiroja që të mos bëja ndërhyrje në fytyrën time asnjëherë. Në këto momente po ndihem shumë e shëmtuar dhe aspak tërheqëse”, thotë Ellen Gonazlez.
Më tej ajo shtoi:
“Ndërhyrjet i shikoja si një mundësi për të më bërë të dukem bukur me pamjen time. Por tani unë nuk mund të ha ose të pi si duhet. Ushqimet më bien nga goja, ndërsa për të pirë, nëse nuk shtrihem në pozicionin e duhur, nuk mundem të pi asgjë. Më duhet të përdorë gjatë gjithë kohës një pip plastik”, u shpreh nëna e tre fëmijëve.
Ellen do të shkojë tek i njëjti doktor gjatë muajit shkurt, për t’u munduar ta kthejë fytyrën e saj në gjendjen e mëparshme, duke shpresuar se ajo do të duket ‘normale’ më pas.
Top Channel