Madam Tussaud largon siluetat prej dylli të Harry dhe Meghan nga këndi i familjes mbretërore Muzeu Tussauds i veprave prej dylli ka larguar siluetat e Princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan nga këndi i familjes mbretërore, një reagim ky që erdhi pas njoftimit të çiftit se do të tërhiqej nga detyrat mbretërore, njoftoi Reuters.
Duka dhe Dekesha e Sussex njoftuan të mërkurën se ata synonin ta bënin jetën tyre edhe në Britaninë e Madhe, edhe në Amerikën e Veriut, për të ndërtuar një rol të ri progresiv dhe se tërhiqeshin nga pozicionet e tyre të larta. Krerët e familjes mbretërore u zhgënjyen nga ky vendim, thanë një burim nga pallati mbretëror. Madam Tussauds, ku gjenden më shumë se 250 shtatore dylli të njerëzve të famshëm, tha se dy shtatoret në fjalë do të vendosen në një kënd tjetër, larg atij ku ndodhen Mbretëresha Elizabeth, Princi Philip, Princi Charles, Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate. “Njesoj si pjesa tjetër e botës, dhe ne po reagojmë ndaj lajmeve befasuese se Duka dhe Dukesha e Sussex do të tërhiqen,” tha Menaxheri i përgjithshëm Steve Davies dhe shtoi në një deklaratë: “Si dy nga figurat më popullore dhe më të dashura, ata sigurisht që do të mbeten një element i rëndësishëm i Madame Tussauds, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë kapitulli tjetër do të hapim për ta.”
Top Channel