Miccoli mes mafiozëve/ Edhe Apeli dënon ish-futbollistin

09/01/2020 17:57

Saga e tij me mafian vazhdon prej vitesh por as ngashërimet në publik nuk e kanë ndihmuar Fabricio Mikolin ti shpëtojë drejtësisë.

Ish futbollisti i njohur i kombëtares italiane është dënuar edhe në gjykatën e Apelit me 3 vjet e 6 muaj burgim për shtantazh në rrethana rënduese dhe me metoda mafioze.

Togat e Zeza të Palermos konfirmuan Shkallën e parë të drejtësisë pavarësisht oponencës së mbrojtjes ligjore nga ana e ish mesfushorit. Një emër që ka spikatur me Juventusin, Fiorentinën, Leçen por edhe me kombëtaren italiane, Fabricio Mikoli përfundoi në bankën e të akuzuarve si pjesë e një klani mafioz në zonën e Kalsa.

Ish mesfushori ofensiv kërkoi kthimin e një shume të madhe parash, për një gjobë të vendosur ilegalisht nga mafia mbi menaxhimin e disa bizneseve. në këtë proces janë dënuar edhe mafiozë të tjerë që kishin lidhje me futbollistin, mes të cilëve Mauro Lauriçela.

/Aurel Borici/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA