Erand Sojli është një ndër aktorët më të suksesshëm në Shqipëri. Përpos eksperiencave në vendin e tij, ai i është përkushtuar interesit të shqiptarëve të Amerikës, duke rizgjuar interesin për teatrin dhe aktrimin.
I ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel, ai ka folur për historinë dhe eksperiencën e tij në Amerikë. Ai ka treguar se gruaja bashkë me fëmijët jetojnë andej, ndërkohë që ai është rikthyer në Shqipëri. E pyetur nga Jonida Shehu nëse e ka marrë malli për bashkëshorten e tij, ai e ka pohuar, madje ka bërë edhe një gjest shumë emocionues për të.
“Do i thoja që e dua shumë dhe do i dedikoja një këngë”, është shprehur Erand Sojli, i cili më vonë u ngrit për të kënduar këngën “Dance me to the end of love” të artistit legjendar Leonard Cohen, dedikuar gruas së tij.
Top Channel