Sot do të hapet edicioni i tretë i Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj “Llozana 2020”.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, si organizator i këtyre Lojërave, ka veçar disa fakte interesante. Lojërat mbahen prej 9-22 janar 2020.
Në mesin e këtyre fakteve është edhe Kosova, e cila do të bëjë debutimin e saj.
Numri më i madh i sportistëve
1972 është numri i sportistëve pjesëmarrës, ose 40 për qind më shumë se sa edicioni i fundit, i mbajtur katër vjet më parë.
Lojërat e para me barazi gjinore
Për herë të parë në një ngjarje të Lojërave Dimërore do të ketë numër të njëjtë të pjesëmarrësve femra dhe meshkuj.
Numri më i madh i Komiteteve Olimpike në Lojëra Dimërore Olimpike për të Rinj
79 është numri i Komiteteve Olimpike pjesëmarrëse, tetë më shumë se sa në edicionin e kaluar të mbajtur në Lilehammer të Norvegjisë.
12 Komitete Olimpike marrin pjesë për herë të parë
Kosova, Shqipëria, Azerbajxhani, Ekuadori, Haiti, Hong Kongu (Kina), Pakistani, Katari, Singapori, Tailanda, Turkmenistani, Trinidad & Tobago, janë shtetet që marrin pjesë për herë të parë në LOD për të Rinj.
10 delegacionet më të mëdha
Zvicra (112 garues), Rusia (107), SHBA (96), Gjermania (96), Kanada (81), Republika Çeke (77), Japonia (74), Italia (69), Austria (64) dhe Franca (61), janë shtetet me më së shumti sportistë në LOD për të Rinj Llozana 2020.
Pesë disiplinat e reja
Kombinimi nordik i femrave, lëshimi me sajë në dyshe për femra, turneu i hokejit miks 3X3, kërcimet akrobatike me ski, kërcimet akrobatike me snowboard.
1 sport i ri
Ecja me ski nëpër maja të larta është sporti i ri i cili përmban pesë disiplina: Femrat dhe meshkujt në individuale, femrat dhe meshkujt në shpejtësi dhe gara mikse e Komiteteve Olimpike.
Top Channel