Rrëzimi i një avioni me 176 persona në Iran, shumica e tyre të huaj, e ka vendosur Republikën Islamike një kurs tjetër përplasjesh me Perëndimin. Mediat amerikane, duke iu referuar burimeve brenda Sherbimeve Inteligjente, raportuan sot se avioni mund të jetë qëlluar gabimisht me raketa nga ushtria iraniane.
Irani “goditi gabimisht me raketa avionin ukrainas”, thotë Inteligjenca Amerikane
Por kreu i Autoritetit iranian të Aviacionit Civil, Ali Abedzadeh vë në dyshim pretendimet që vijnë nga SHBA.
“Piloti u përpoq të kthehej në aeroport, por dështoi”, tha Abedzadeh.
“Si mundet që një avion të goditet nga një raketë dhe të përpiqet të kthehet në aeroport?”, pyeti Ali Abedzadeh.
Por ndërkohë që Teherani mohon rrëzimin e avionit me raketë, nga Evropa dhe Kanadaja (një numër i madh i viktimave ishin kanadez) po i japin gjithnjë e më shumë të drejtë versionit amerikan.
Gjithsesi, Irani ka deklaruar se do të kërkojë ekspertizën e kanadezëve dhe ukrainasve (avioni ishte i Ukrainës) për të analizuar të dhënat e kutisë së zezë, por edhe amerikanët do të jenë të ftuar.
Top Channel