Pas rikthimit të suedezit, Zlatan Ibrahimovic, Krzysztof Piatek mund të largohet nga Milani.
Klubi rosoner, gjithashtu ka marrë vendim që ta vendos në merkato, sulmuesin polak, i cili ka zhgënjyer në pjesën e parë të këtij sezoni.
Piatek është transferuar një vit më pare tek Milani, nga Genoa, ka arritur të shënoj vetëm 4 gola, në gjysmë e parë të këtij kampionati.
Calciomercato raporton se Tottenham ka shtuar interesimin për sulmuesin e Milanit, pas lëndimit të Harry Kane. Anglezi pritet të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë.
Tottenham nuk është skuadra e vetme e cila është e interesuar për Piatekin, pasi që raportohet që edhe Aston Villa ka bërë një ofertë prej 30 milion eurosh për sulmuesin rosoner./KosovaPress/
Top Channel