500 euro në drejtim të një lypësi, është vetëm vazhdimi i ciklit të bamirësive për Koulibaly

09/01/2020 20:21

Futbolli ndonjëherë është shumë pranë aspektit njerëzor, duke ju gjendur pranë personave që kanë nevojë për ndihmë në momentin më të vështirë të tyre.

Ka shumë futbollistë me famë botërore që bëjnë shumë akte bamirësie, si  Mario Balotelli, Mohamed Salah, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe shumë të tjerë. Por rasti më i fundit na vjen nga Napoli, qytet ku luan një nga mbrojtësit më të mirë në botë Khalidou Koulibaly, i cili aktualisht është duke vuajtur nga një dëmtim i cili po e mban larg fushave të blerta.

Mbrojtësi senegalez ka treguar zemrën e tij të madhe, teksa i ka dhuruar 500 eruo një lypësi në një qendër tregtare në qytetin jugor italian, ndërsa sipas mediave në vendin fqinj, ky ishte gjesti i radhës i bamirësisë për Koulibaly. Më herët mbrojtësi ka dhuruar 15 mijë euro për familjen e një 13-vjeçari që kishte nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa në qytetin e Napolit është parë shpesh që t’u dhurojë batanije, xhaketa e shalle njerëzve të pastrehë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA