
Klubi i Vllaznisë ka lënë të lirë sulmuesin 20-vjeçar Belajdi Pusi, i cili është rritur në ekipet e moshave të skuadrës shkodrane, por që nuk arriti të gjejë vend në formacionin e trajnerit Mirsdad Jonuz.
Pas aktivizimit me pikatore në fazën e parë, Pusi kërkoi largimin për të luajtur rregullisht, gjë që klubi shkodran e miratoi menjëherë, ndërsa mbetet ende për t’u mësuar se ku do të vijojë karrierën sulmuesi.
Ndërkohë stërvitjes së shkodranëve në qyteti ne Ohrit i është bashkuar edhe sulmuesi nga Maqedonia e Veriut, Simeon Hristov, i cili deri në dhjetor ka qenë pjesë e skuadrës së Borac në kampionatin e vendit të tij.
Hristov ka shënuar 3 gola në 15 ndeshje me klubin maqedonas, ndërsa tani është vënë në dispozicion të trajnerit Jonuz, me shpresën se do të jetë i duhuri që do të zgjidhë problemet në repartin e avancuar në klubin shkodran.
Top Channel