Video/ Një 93 vjeçar bëhet protagonist në Los Angelos, qëllon me armë mirëmbajtësin e një kompleksi apartamentesh

08/01/2020 20:21

Një burrë 93-vjeçar, për të cilin policia thotë se ka qëlluar një menaxher të mirëmbajtjes së apartamenteve ishte në gjyq të martën. Robert Thomas u paraqit në gjykatë në një karrige me rrota dhe i duheshin kufje për të dëgjuar gjyqtarin.

Ai pritet të paraqitet në gjykatë në 22 janar për një seancë paraprake. Policia e Las Vegas lëshoi ​​pamjet video nga të shtënat e javës së kaluar brenda një zyre e cila ndodhej  brenda ambienteve të një kompleksi apartamentesh.

I dyshuari për të shtënat ishte 93-vjeçari Robert Thomas, i cili raportohet se erdhi në zyrë sepse ishte i mërzitur për dëmtimin e ujit dhe përmbytjen në banesën e tij. Thomas u arrestua në vendngjarje nga policia pasi ai goditi me pistoletë dy herë në drejtim të mirëmbajtësit duke mos mjaftuar kjo, në momentin që polici Ronald Horniak mbërrin në vendngjarje lëshon një plumb në drejtim të të moshuarit, pasi e pa atë me një armë në dorë, por fatmirësisht plumbi nuk e qëlloi atë.

Viktima e këtij incidenti (pra menaxheri i mirëmbajtjes) u dërgua menjëherë në spitalin Universitar të Los Angelos dhe pas kujdesit të mjekëve arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra.

 

Gjykata ka  vendosur lirimi me kusht për  93-vjeçarin. Avokati i të moshuarit i tha  trupës gjykuese se incidenti mund të ketë ndodhur për shkak të sëmundjes mendore, gjendje në të cilën 93-vjeçari ndodhet. Thomas i tha gjykatës se kanë kaluar 2-3 vjet që nga hera e fundit që është konsultuar me një mjek. Policia nuk lëshoi ​​një motiv të menjëhershëm për të shtënat pasi incidenti mbetet nën hetim.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA