Policia jep detaje pas arrestimit të Ikballe Berisha-Huduti, e cila kërkonte hakmarrje kundër amerikanëve

08/01/2020 10:57

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth arrestimit të Ikballe Berisha-Huduti, pas deklaratës për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani.

Policia në raportin 24 orësh njofton se gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarës janë konfiskuar disa pajisje elektronike si dhe dëshmi tjera relevante.

“Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarës femër K-Shqiptare. Gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarës janë konfiskuar disa pajisje elektronike si dhe dëshmi tjera relevante. E dyshuara është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndryshe, Ikballe Berisha-Huduti është arrestuar të martën nga Policia e Kosovës pasi doli me një deklaratë publike kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimanit.

Ikballe Berisha – Huduti përmes shkrimeve në rrjete sociale kishte kritikuar liderët që përkrahën sulmin e SHBA-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA