
25/02 14:29
Një avion Boeing 737 me rreth 180 pasagjerë është rrëzuar në Iran. Avioni u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Imam Khomeini në Teheran të mërkurën në orët e para të mëngjesit, sipas orës lokale.
Shumica e pasagjerëve të udhëtimit Ukraine International Airlines vdiqën, tha Pirhossein Koulivand, kreu i Shërbimeve Mjekësore të Iranit për Emergjencën.
“Ekipet e emergjencës janë dërguar në vendin e ngjarjes por e kanë pamundur të veprojnë për shkak të dëmtimit të zonës”- tha Koulivand për IRINN, një media e drejtuar nga shteti.
ISNA raporton se rrëzimi i avionit erdhi për shkak të problemeve teknike. Sipas mediave lokale deri më tani janë konfirmuar 60 viktima.
Top Channel