Në pistën e garave, një nga supermakinat më të fuqishme, më të shtrenjta dhe më të rralla në botë, sundon.

E quajtur Regera, ky është një nga modelet më të fundit të prodhuesit suedez Koenigsegg. Për 25 vite, themeluesi i kompanisë, ka punuar në heshtje për të ndërtuar makina me performancë super të lartë, që konkurrojnë me të ngjashmet Bugatti apo Pagani.

“Kur unë fillova, isha vetëm 22 vjeç, në 1994. Pyeta veten përse ndokush duhet të blinte një nga makinat e mia: është një markë e panjohur, e një personi të panjohur, nga një vend që nuk është i famshëm për makinat sportive. Ndaj i thashë vetes: ato duhet të jenë me të vërtetë të jashtëzakonshme përndryshe unë nuk kam vend në këtë treg”, shprehet Christian von Koenigsegg, Pronar i prodhuesit Koenigsegg.

Shumë shpejt, kompania nisi të thyente rekorde. Makina e saj theu rekordin duke arritur nga 0 në 400 km në orë në vetëm 33 sekonda në 2017, performancë kjo që u përmirësua sërish dy vite më vone. Shoferi që ishte pas timonit, në këtë rekord të fundit, kujton gjithçka.

Makinat prodhohen me dorë në këtë fabrikë në Suedinë jugore. Me dhjetëra njerëz punojnë për secilin model, dhe blerësit mbeten sekret. Vetë makinat kanë një çmim të kripur. Modelet më të fundit kushtojnë rreth 3 milionë euro. Çmimi mund të mbajë larg shumëkënd, por 125 makina të modelit më të fundit u shitën brenda vetëm dy ditësh. Gjatë këtij viti, prodhuesi synon të prodhojë një model të ri, më pak të kushtueshëm, në sasi më të madhe. Por me një çmim prej një milionë eurosh, mund të vazhdoni të mos shikoni dot një Koeningsegg në rrugët e lagjeve tuaja, edhe për disa kohë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA