Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për këdo që ka lindur pas janarit 2007, bëhet vendi i vetëm në botë me një rregull të tillë 04/11 22:30
Jeremy Corbyn mbrëmë nuk pranoi katër herë të thoshte se Qassem Soleimani ishte një terrorist – dhe e përshkroi vrasjen e tij nga SH.B.A si “të paligjshme”.
Udhëheqësi i partisë Laburiste kritikoi gjithashtu vrasjen në Dhomën e Komunave, pasi më parë i shkruajti një letër Boris Johnson duke kërkuar një konferencë urgjente të Këshillit për vrasjen e gjeneralit të lartë iranian Soleimani.
Ai kërkoi prova dhe sqarime që vërtetuan se Soleimani ishte një kërcënim – por Kryeministri refuzoi kërkesën e tij dje.
Duke folur për Sky News mbrëmë, zoti Corbyn u pyet katër herë nëse ai besonte se Soleimani ishte i përfshirë në terrorizëm.
Top Channel