Dy tërmete të fortë godasin Iranin, fare pranë centralit bërthamor

08/01/2020 18:29

Dy tërmete ranë pranë një centrali bërthamor në Iranin jugperëndimor, mëngjesin e kësaj të mërkure, gati një javë pasi një tjetër tërmet e kishte goditur këtë rajon.

Lajmi bëhet i ditur nga CNN. Tërmeti i parë me magnitudë 4,9 ballë ra pak para orës 9:00 të mëngjesit me orën lokale, ne provincën Bushehr, sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan USGS.

Rreth 30 minuta më vonë ra tërmeti i dytë me magniturë 4,5 ballë, që goditi të njëjtën provincë që shtrihet përgjatë vijës bregdetare iraniane. Epiqendra e tërmetit ishte brenda 20 km të qytetit Borazjan – një distancë e shkurtër kjo nga vendi i centralit bërthamor në Bushehr. Kujtojmë se një tërmet 5,1 ballë e kishte goditur të njëjtin rajon thuajse dy javë më parë.

E hapur në gusht të 2010-ës, Bushehr nuk është vetëm i pari central bërthamor në Iran, por edhe i pari reaktor bërthamor civil në Lindjen e Mesme. Në një ditë dramatike për Iranin, dy tërmetet ranë vetëm pak orë pasi ky vend goditi me një numër raketash, dy baza ushtarake amerikane në Irak, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen nga SHBA të gjeneralit më të fuqishëm të Iranit.

Në vazhdën e vrasjes së Qasem Soleimani javën e kaluar, Irani tha se ky ishte edhe fundi i angazhimit të tij në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me fuqitë e mëdha. Irani nuk është i pamësuar me aktivitetin tektonik. Vendi shtrihet mbi një vijë ndërmjet pllakave të Arabisë dhe Euroazisë dhe ka provuar shumë tërmete në të kaluarën. Në nëntor, së paku persona vdiqën dhe 330 të tjerë u plagosën kur një tërmet me magnitudë 5,9 shkundi veriperëndimin e Iranit. Një tjetër që ka rënë pranë kufirit Iran-Irak në nëntor 2017, vrau së paku 452 persona.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA