Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën, Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab ka dënuar sulmin iranian mbi bazat ushtarake në Irak, duke i bërë thirrje Teheranit që të ulë tensionet në rajon.
“Ne e dënojmë këtë sulm ndaj bazave ushtarake irakiane që mikpresin koalicionin – përfshirë britanikët”, tha Raab në një deklaratë të lëshuar nga Zyra e Jashtme dhe Bashkësia e Mbretërisë së Bashkuar.
Deklarata vazhdoi:
“Ne jemi të shqetësuar nga raportet e viktimave dhe përdorimi i raketave balistike”, shtoi Sekretari i Jashtëm.
Sipas një deklarate të lëshuar nga ushtria irakene, Iraku u sulmua nga 22 raketa, 17 prej të cilave goditën bazën al-Asad Air në provincën Anbar në rajonin perëndimor të vendit.
Pesë raketa goditën provincën e Erbilit në Irakun verior, thuhet në deklaratë.
Top Channel