Ministria e Jashtme irakiane deklaroi se do të thërrasë ambasadorin iranian për të dënuar sulmet e Iranit në dy baza ushtarake irakiane, ku janë vendosur trupa amerikane.

Ministria shtoi se do të njoftojë ambasadorin se sulmet janë shkelje e sovranitetit të Irakut, se Iraku është shtet i pavarur dhe siguria e tij e brendshme është përparësi e lartë.

“Nuk do të lejojmë që Iraku të jetë një fushëbetejë, një bazë për të zhvilluar sulme ose që toka e tij të përdoret për të dëmtuar shtetet fqinje”, deklaroi një zëdhënës i ministrisë.

Ministria i bëri thirrje të gjitha palëve të vetëpërmbahen e të ulin tensionet, si edhe të mos e kthejnë Irakun në një skenë beteje, ku të zgjidhin punët e tyre dhe të punojnë për të zgjidhur krizat në rajon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA