Ishujt Cook/ Ja kush i ndihmon Rusinë dhe Iranin të shmangin sanksionet e naftës, flamuri me të cilin operon e ashtuquajtura “flota fantazmë” ruse 02/12 10:01
‘Tre Britanikë dhe 73 Kanadezë’ janë mes 176 personave të vrarë kur Ukrainian Airlines Boeing 737 u përplas në Teheran orë pas sulmit iranian mbi bazat raketore amerikane.
Avioni u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Imam Khomeini në Teheran të mërkurën në orët e para të mëngjesit, sipas orës lokale.
Sipas mediave iraniane, avioni ukrainas me pasagjerë u rrëzua për shkak të problemeve teknike.
Ambasada ukrainase në Iran bën me dije se avioni pësoi një defekt në motor. Sipas ambasadës ukrainase, rrëzimi i avionit në Iran nuk ka lidhje me
terrorizmin.
Top Channel