Maduro i vetëm në luftën ndaj SHBA-së, Kina dhe Rusia nuk kanë ndërmend të rrezikojnë marrëdhënien e tyre me Trump për Karakasin 02/12 11:08
Sulmi i raketave iraniane, si hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Soleimani nuk shkaktoi viktima në personelin amerikan apo britanik në Irak, deklaroi kryeministri britanik, Boris Johnson.
”Nga sulmet iraniane asnjë shtetas britanik apo amerikan nuk rezulton i lënduar”, theksoi Johnson.
Kryeministri dënoi sulmin iranian dhe siguroi se qeveria e tij do të bënte gjithçka ishte e mundur për të mbrojtur interesat britanike në rajon.
”Anijet luftarake ‘Defender’ dhe ‘Montrose’, tashmë janë operative në Gji dhe janë në gjendje alarmi”, shtoi ai
Top Channel