
26/02 10:13
Që pas vendosjes së demokracisë në vitin 1977, Spanja do të ketë qeverinë e parë të koalicionit të formuar nga Partia Socialiste dhe Podemos.
Pedro Sanchez është zgjedhur kryeministër pasi mori sot votat e Parlamentit.
167 vota pro për Sanchez, 165 kundër dhe 18 abstenime të katalanasve ishte rezultati në Parlament.
Sanchez e ka përshkruar programin e tij 4 vjeçar si “patriotizëm social”. Ai parashikon të taksojë të pasurit, të mbrojë shërbimet publike dhe të përmirësojë marrëdhëniet me qeverinë katalanase.
Top Channel