Prindërit e vendosin në ballkon për të fjetur, foshnja 7-të muajsh ngrinë e gjallë nga i ftohti

07/01/2020 19:28

Një foshnje 7-të muajsh është larguar tragjikisht nga jeta pasi qëndroi për një kohë të gjatë jashtë në të ftohtë, në një temperaturë që shkonte në minus 7 gradë. Ngjarja ka ndodhur në Rusi në rajonin lindor të Khabarovsk.

Foshnja është vendosur nga prindërit në ballkonin e apartamentit të tyre për të fjetur në ajër të pastër, por kjo gjë ka rezultuar fatale për fëmijën. Lidhur me rastin në fjalë ka ardhur dhe një reagim  nga Ministri i Shëndetësisë së Rajonit, i cili i ka këshilluar prindërit që sapo janë bërë të tillë të mos i linin fëmijët e vegjël të vetëm jashtë.

“Gjithmonë duhet të dini se ku dhe me kë janë fëmijët tuaj”, tha ai në një postim në Instagram. “Ky rast të shërbejë si një shembull që të mos përsëriten raste të tilla në të ardhmen. Në dimër që humbet ose plagoset në rrugë bëhet shumë shpejt viktimë e temperaturave të ulëta”, shtoi ai.

Po ashtu në deklaratën e tij ministri thotë se gjithnjë e më shumë fëmijët e Khabarovsk-ut po bëheshin viktima të neglizhencës apo “injorancës” së prindërve të tyre.Sipas medias lokale ruse Lenta, rezultatet e autopsisë nxorën përfundimin se shkaku i vdekjes së foshnjës ka qenë Hipotermia.

Hipotermia ndodh kur temperatura thelbësore e trupit ulet për shkak të ekspozimit ndaj të ftohtit, dhe mund të ndodhë edhe me temperatura më të buta nëse qëndroni më shumë në të ftohtë.Të moshuarit dhe foshnjat nën një vjeç janë më të rrezikuar në mesin e njerëzve që nuk kanë probleme të tjera shëndetësore.

Vendosja e fëmijëve të vegjël  në ambientet e jashtme për të fjetur nuk është e rrallë në vendet me klimë më të ftohtë.Teoria që qëndron pas gjumit në natyrë është se ekspozimi i fëmijëve në ajër të pastër, madje edhe gjatë dimrit, mund të ndihmojë në shmangien e kollës dhe ftohjes.

Prindërit në vendet nordike si Finlanda dhe Norvegjia gjithashtu besojnë se fëmijët e tyre flenë më mirë dhe për më gjatë në hapësirë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA