Pas ferrit të flakëve, në Australi bie shi/ Kryeministri: Rreziku s’ka kaluar akoma

07/01/2020 14:41

Më në fund në Australi ka rënë shi po ashtu edhe temperaturat kanë rënë – por zyrtarët kanë paralajmëruar se flakët mund të ndizen përsëri.

Shiu i butë ra në bregdetin lindor, nga Sidnei në Melburn, me reshje “të rrëmbyeshme”.

Zyrtarët thanë që temperaturat do të rriten përsëri deri të Premten.

Ata gjithashtu thanë që zjarre të mëdha në Victoria dhe NSW mund të takoheshin për të krijuar një “mega zjarr” më të madh.

“Nuk ka vend për vetëkënaqësi,” paralajmëroi Kryeministri i shtetit NSW Gladys Berejiklian të hënën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA