Putin dhe i dërguari i Trump drejt marrëveshjes së paqes në Ukrainë? Moska pret takimin vendimtar
Një çift homoseksualësh, të cilët ishin të dëshpëruar për ta zgjeruar familjen, kanë humbur të gjitha kursimet pas një beteje ligjore me nënën surrogato, e cila refuzoi t’u jepte vajzat binjake.
Stiven dhe Mark Uinçester-Horskraft, gna Basçërç, Shropshër, thonë se dy vajzat binjake kishin lindur para kohe dhe jeta e tyre ishte në fije të perit në spital, dhe nëna surrogate kërkoi 3000 sterlina më shumë se 17 mijë sterlinat që i kishin dhënë ata.
Pas kësaj, nëna refuzoi ta shënonte si baba njërin prej burrave të çiftit homoseksual, i cili është babai biologjik, dhe nuk i lejoi t’i shihnin vajzat e sëmura.
Çifti e hodhi në gjyq, që u kushtoi 26 mijë sterlina të tjera, duke i detyruar të futen në borxh. Pasi u vërtetua nga ADN-ja që njëri prej burrave ishte babai, vajzat tani janë duke jetuar me çiftin homoseksual.
Top Channel