“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman, Thomas Hacker: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
24/11 12:24
Mërgimtarët të cilët pas festave të fundvitit të cilat i kaluan në Kosovë e që tashmë po kthehen drejt vendeve ku veprojnë, po vijojnë të përballen me kolona të gjata në kufi.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në pikën e kalimit kufitar në Merdare pritjet për të dalë nga Kosova shkojnë deri në 1 orë e gjysmë.
Radha e mjeteve ka shkuar deri në 400 metra. Ndërsa, në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga vendi nuk janë më të gjata se dhjetë minuta.
Ndërsa në të gjitha pikat e tjera të kalimit kufitar situata paraqitet normale kur pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga vendi nuk shkojnë më shumë se pesë minuta./KosovaPress/
Top Channel