Ankara/ Policia turke ka arrestuar së paku 11 persona për lidhjet e tyre të dyshuara me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grushtit shtetit të mposhtur të vitit 2016, theksuan burime të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Arrestimet ndodhën pasi prokurorët e vendit lëshuan fletë arreste për 27 të dyshuar.
Zyra e Kryeprokurorit Publik në kryeqytetin Ankara lëshoi fletë arrest për një ushtarak në detyrë dhe katër ish-ushtarakë, të cilët ose kanë dhënë dorëheqje, janë në pension ose dëbuar.
Në provincën veriore Samsun, prokurorët lëshuan flet arreste për dy ushtarakë të dëbuar dhe 20 studentë ushtarakë.
Policia kreu operacione antiterroriste në kryeqytetin Ankara, në Stamboll, Erzurum lindor, Trabzonin verior dhe Kastamonu dhe arrestoi 11 të dyshuar.
Policia vazhdon kërkimin për të dyshuarit e mbetur.
Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA Fetullah Gulen orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur të 15 korrikut të vitit 2016, i cili la 251 martirë dhe afër 2.200 të plagosur.
FETO qëndron pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.
Top Channel