Tjetër tragjedi hekurudhore në Spanjë/ Një tjetër tren del nga shinat në Barcelonë, humb jetën shoferi, plagosen 14 të tjerë Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar Irakun me sanksioneve të ashpra, nëse vihen në jetë thirrjet e parlamentit vendas për dëbimin e trupave amerikane.“Ne kemi atje një bazë ajrore jashtëzakonisht të shtrenjtë. Ka kushtuar miliarda dollarë për ta ndërtuar. Do të largohemi vetëm nëse na i kthejnë mbrapsht ato para”, u tha ai gazetarëve.
Tensionet vazhdojnë të jenë të larta pas vrasjes së gjeneralit iranian, Kasem Sulejmani në Bagdad javën e kaluar. Irani është zotuar se do të “hakmerret ashpër”. Kreu 62 vjeçar i njësisë elitë Quds, koordinonte operacionet ushtarake iraniane në Lindjen e Mesme, por nga Shtetet e Bashkuara shihej si terrorist. Ajo çfarë ka mbetur prej trupit të tij është kthyer në vendlindje dhe mëngjesin e sotëm, rrugët e Teheranit u mbushën me njerëz që vajtonin. Lutjen e drejtoi lideri shpirtëror i vendit, Ajatollahu Ali Khamenei, i cili u përlot përpara arkëmortit të atij që konsiderohej si njeriu i vet i besuar.
E bija e Sulejamnit, Zeinab, i paralajmëroi shtetet e bashkuara se “ditë të zeza i presin“, ndërsa kreu i ri i forcës Quds u zotua të lëvizë çdo gur që Shtetet e Bashkuara të largohen nga Lindja e Mesme.” Ne premtojmë të ndjekim rrugën e martirit Sulejman me të njëjtën forcë, dhe i vetmi kompensim për ne do të jetë ta heqim Amerikën nga rajoni”, tha në një mesazh radiofonik Esmail Qaani. Sulmi që vrau Sulejmanin i mori jetën edhe Abu Mahdi al-Muhandis, një figurë e rëndësishme ushtarake irakiane që komandonte grupin Kataib Hezbollah, të mbështetur nga republika islamike.
Top Channel