“Përdhunuesi më i frytshëm në Britani” dënohet me burgim të përjetshëm për 159-të vepra seksuale

06/01/2020 17:38

Përdhunuesi më i “frytshëm i Britanisë është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për drogë dhe duke sulmuar seksualisht 48-të, burra të ndryshëm në banesën e tij në Manchester gjatë më shumë se një dekade.

Reynhard Sinaga, u shpall fajtor nga një gjykatë në Manchester, pasi akuzohet për 159-të vepra seksuale të kryera ndaj 48-të burrave të ndryshëm. Sinaga 36-të vjeç ndiqte një strategji dinake për t’i mashtruar këta burra, të cilët të gjithë ishin të një moshe të re.

Ai qëndronte jashtë klubeve të natës në Manchester duke u ofruar atyre një vend për të fjetur ose më shumë alkol në shtëpinë e tij. Sapo i ofronte pijet alkolike dhe drogën, personat që ftoheshin prej tij ktheheshin në një gjendje të pavetëdijshme. Në këtë moment Sinaga vendoste në zbatim planin e tij, me anë të një celulari ai filmonte veten duke dhunuar seksualisht të rinjtë.

Policia lokale gjeti prova që e lidhnin atë me sulme ndaj 190-të personave të ndryshëm. Ata thanë që viktimat në të shumtën e rasteve nuk ishin në dijeni se ishin sulmuar prej tij. Sulmet e britanikut dolën në dritë vetëm në vitin 2017-të, kur një viktimë u zgjua në momentin që Sinaga po kryente veprime të turpshme me të dhe më pas u sulmuan së bashku përpara se ta denonconte në polici, veprimin e tij.

Policia dyshon se ai ka kryer sulme të tilla për një hark kohor përreth 12-të vitesh. Ai u shpall fajtor në katër gjykata të veçanta detajet e të cilave janë zbuluar së fundmi “Reynhard Sinaga është përdhunuesi më i frytshëm në historinë juridike britanike,” tha Ian Rushton, Zëvendës Prokuror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA