Tjetër tragjedi hekurudhore në Spanjë/ Një tjetër tren del nga shinat në Barcelonë, humb jetën shoferi, plagosen 14 të tjerë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi sot se shpreson të zgjidhë ngërçin në lidhje me mosmarrëveshjen për reformën e pensioneve në vend, megjithatë ai paralajmëroi se sistemi i pensioneve duhet të ekuilibrohet me qëllim përgjegjësinë ndaj brezit të ardhshëm.
Zëdhënësja e qeverisë, Sibeth Ndiaye deklaroi se Macron shpreson se do të arrihet një zgjidhje në bisedimet që nisin të martën, ku projektligji i ri do të votohet në Asamblenë Kombëtare, përpara zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen në muajin mars.
Ndiaye shtoi se qeveria është e hapur ndaj sugjerimeve të partnerëve. Greva ka shkaktuar dëme në Francë prej më shumë se një muaji. Sot, në të gjithë vendin shërbimi i transportit publik ishte ende i kufizuar.
Sipas ndërmarrjes shtetërore hekurudhore SNCF, 36% e shoferëve të trenave nuk pranuan të punojnë.
Grevës iu bashkuan edhe studentët, duke bllokuar disa universitete. Mes ankesave të tyre ishte dhe fakti se disa provime të rëndësishme u caktuan të zhvilloheshin pavarësisht grevës së transportit. Kësaj greve iu bashkuan gjithashtu edhe avokatë./ATSH/
Top Channel