Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka bërë thirrje edhe një herë LDK-së që ta dëgjojë zërin e qytetarëve, të cilët votuan për ndryshim.
“Sot unë propozova kabinetin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe i bëra thirrje LDK-së që të bëjë të njëjtën. Gjithashtu unë u takove me presidentin. Qytetarët kanë votuar për ndryshim dhe LDK-ja ka mundësinë unike që ta dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të bëjë punën e saj. Së bashku ne do të hapim një kapitull të ri për vendin tonë”, shkruan Kurti në Twitter.
Sot Kurti është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Paraprakisht Kurti kishte bërë të ditur emrat e ministrave të kabinetit të tij qeveritar, në rast se arritët marrëveshja qeverisëse me LDK-në.
LDK ka mbajtur mbledhjen e kryesisë, por e tëra çka është thënë, ishte një komunikatë për media, ku le të hapur mundësinë për bisedime me LVV-në, ndërsa ka bërë thirrje që pushteti të ndahet në mënyrë të balancuar.
Top Channel