Pichintun, një argentinosaur gjigant, sigurisht jo i vërtetë, por i mbajtur nga dhjetëra persona, celi Santiago a mil, festivalin në kryeqytetin e Kilit.
Festivali tradicional teatral, që mbahet në Kili çdo janar, ka adaptuar programin e tij këtë vit, në mënyrë që ai të mbahet nëpër rrugët e Santiagos, pavarësisht krizës sociale në vazhdim në vend.
“Ne po përpiqemi të japim idenë se ekzistenca jonë është asgjë krahasuar me miliona vite jetë që na kanë paraprirë. Ndaj, ne duhet të kujdesemi për tokën, gjë që gjithnjë e më shumë po e neglizhojmë…
Festivali i dedikohet sipas organizatorëve tërësisht ambjentit. Dhe mesazhi i dhënë nga argentinozauri është “Mbrojtja e jetës përreth nesh”.
Festivali është në fakt ndërkombëtar dhe ka në agjendë performanca në 26 vende të tjera. Por pas demonstrimeve të kohëve të fundit, në Kili, që i kanë marrë jetën 29 personave, organizatorët u detyruan të adaptojnë programin në mënyrë që ai të mos zgjasë deri natën vonë ndërkohë që pjesë të tij do të vendosen nëpër parqe, në mënyrë që të mos pengohet trafiku. Në festival, këtë vit, merrnin pjesë edhe përfaqësues nga Argjentina, Venezuela, Belgjika dhe Franca.
Top Channel