Një influencuese e mediave sociale po lufton me zjarret e Australisë – me lakuriqësi.

Kaylen Ward – e njohur edhe si “Filantropia Lakuriq” – tha të Dielën se ajo kishte mbledhur rreth 500,000 dollarë në vetëm dy ditë duke ofruar foto lakuriq në këmbim të dhurimeve për zjarret në Australi.

Modelja 20-vjeçare nga Los Anxhelos në 3 janar ka shkruar në twitter se kushdo që i dërgon provat se ata do të futeshin në një listë të organizatave bamirëse australiane, do të merrte një fotografi nudo me mesazh.

“Po prisja të mblidhja ndoshta 1000 dollarë, por cicërima shpërtheu”, tha ajo për BuzzFeed News të Dielën.

Tani ajo ka punësuar katër persona për ta ndihmuar të shikojnë mijëra mesazhe dhe të verifikojë dhurimet dhe t’i përgjigjen me foto.

“Unë isha duke parë të gjitha postimet në Twitter në lidhje me zjarret Australiane dhe u shqetësova me të vërtetë që nuk kishte shumë mbulim mediatik dhe jo shumë njerëz që dhuronin,” tha ajo.

Verën e kaluar, familja e saj duhej të ikte nga një prej zjarreve që përfshiu Kaliforninë.

Ndërkohë instagrami i ka bllokuar asaj llogarinë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA