Ish-banori i “Big Brother”, Damiano Agalliu ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në një dalje të parë publike pas martesës, krah bashkëshortes së tij, Sarës.

I pyetur nga Bieta për më shumë detaje rreth marrëdhënies së çiftit, Damiano tregoi se në fillimet e lidhjes me Sarën ka qenë shumë i qetë dhe i ka marrë gjërat shtruar. Megjithatë ai pranoi se biseda në kafe me Sarën dhe familjarët e saj, ishte momenti kur u bind plotësisht se ajo ishte vajza e duhur për të kaluar jetën.

“Sara ishte me shumë edukatë dhe mënyra se si fliste për familjen e saj, si i respektonte… dhe unë mendoja që nëse një femër respekton babën, nënën, vëllanë, ty do të të respektojë njëqind përqind”, përfundoi Damiano.

Çifti gjithashtu zbuloi se po përgatisin dokumentat për të jetuar të dy në Suedi, vendi ku Damiano qëndron prej vitesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA