Zbulimi që çorienton rrotullën e historisë, arkeologët zbulojnë vendin që vërteton se paraardhësit tanë krijuan “çakmakun” 350 mijë vite para se ç’mendohej
Jashtëtokësorët ekzistojnë dhe ata mund të jetojnë në mënyrë të padukshme midis nesh në Tokë.
Një deklaratë e tillë ka bërë bujë në mediat britanike dhe jo vetëm dhe është bërë nga astronautja e parë britanike që “shpërtheu në hapësirë”.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Dr. Helen Sharman, e cila ishte një kimiste 27-vjeçare kur vizitoi stacionin hapësinor Mir të Rusisë në maj të vitit 1991.Ajo aplikoi dhe u zgjodh – duke mundur më shumë se 13,000 të tjerë – pasi dëgjoi një thirrje për astronautë të mundshëm në radio, ndërsa po shkonte në shtëpi nga puna. Pothuajse 30 vjet nga arritja e saj historike, astronautja e lindur në Sheffield tha se jeta e jashtëtokësorëve mund të zhvillohet “nën hundët tona”. Dr. Sharman, tanimë 56 vjeçe, i ka thënë Revistës Observer: “Jashtëtokësorët ekzistojnë, nuk ka dilema për këtë”.“Ka kaq shumë miliarda yje atje në univers sa që duhet të ekzistojnë të gjitha llojet e formave të ndryshme të jetës”. “A do të jenë ata si unë dhe ju, të përbërë nga karboni dhe azoti? Ndoshta jo. Është e mundur që ata janë këtu tani dhe ne thjesht nuk mund t’i shohim”. Veç kësaj, ajo ka folur edhe për udhëtimin e saj, duke thënë se kurrë nuk do ta harrojë shikimin e Tokës nga hapësira për herë të parë, duke thënë se nuk ka “një bukuri më të madhe”.
Top Channel