Britania ka ulur stafin në ambasadat e saj në Iran dhe Irak në një nivel minimal mes shqetësimeve të sigurisë, pas vrasjes së gjeneralit të lartë iranian Qassem Soleimani, në një sulm ajror amerikan javën që lamë pas.
Kryeministri britanik Boris Johson, ka mbajtur një distancë ndaj deklarimeve të bëra nga Presidenti Amerikan Donald Trump edhe pse dy liderët e qeverive kanë marrëdhënie shumë të mira së bashku.
Trump ka deklaruar se do të sulmojë vendet kulturore në këto dy shtete, si në Iran dhe në Irak. Kujtojmë që Londra ka dislokuar në Gjirin Persik fregaten HMS Montrose dhe destrojerin HMS Defender, të cilat janë urdhëruar nga ministri i Mbrojtjes Ben Wallece, për të shoqëruar cisternat e naftës që lundrojnë me flamur britanik, në këto ujëra.
Më herët ka pasur plane edhe për dërgimin e ushtarëve britanikë për të siguruar ambientet e ambasadës britanike në Bagdad, ndërkohë që shefat e zbulimit britanik besojnë se ka një kërcënim të besueshëm për ambasadën britanike në Teheran, e cila u sulmua nga turmat në vitin 2011-të. Por Kryeministri Boris Johson ka preferuar që të qëndrojë në distancë ndaj zhvillimet e fundit gjeopolitike në atë rajon dhe të tërheqë nga Irani dhe Iraku diplomatët nga ambasadat në këto vende për shkaqe sigurie.
Top Channel