Mbi 2500 persona u arrestuan gjatë 2019 si shkaktarë aksidentesh, si drejtues automjetesh në gjendje të dehur apo si shoferë pa patentë. Por megjith faktin e dërgimit të tyre si të akuzuar në gjykatë, shtrëngimit të masave si dhe fushatave të shumta, aksidentet automobilistike vazhdojnë të vrasin njerëz më tepër se çdo lloj krimi tjetër në vend ( 2500 te arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa patentë, 220 për aksidente rrugore, në total 2720 të arrestuar)
Eljton Lazri po udhëtonte me mbishpejtësi dhe për këtë ai është i dyshuari kryesor i aksidentit rrugor ku humbën jetën dy kalimtarët Erjon Balla 36 vjeç dhe Hydajete Salliut 72 vjeç. Për këtë dyshim shoferit të arrestuar Eltjon Lazri ju komunikua në spital masa e arrestit me burg.
Ndërsa për shoferin tjetër Edmond Murati u vendos arrest me afat 30 ditor derisa ekspertiza autoteknike të saktësojë gabimet e tij si drejtues mjeti në këtë aksident, në një kohë që kjo vendimmarrje kundërshtohet nga avokati i tij.
Lavdosh Shehi: Ai është i pafajshëm, ska përse qëndron kot në burg derisa të dalë ekspertiza.
Menjëherë pas aksidentit policia rrugore njoftoi shtimin e kontrolleve dhe ashpërsimin e masave sikurse aplikimi i radarëve edhe brenda Tiranës.
Top Channel mëson në rrugë jo zyrtare se gjatë 2019 mes dhjetëra fushatave të tilla 400 mijë shoferë u gjobitën, kryesisht për parakalim të gabuar dhe përdorim të telefonit në timon.
Por pavarësisht përpjekjeve 221 qytetarë humbën jetën në aksidente edhe pse prej tre vitesh kodi përfshin penalitete të forta për shkelësit e rregullave, shifrat mbeten shqetësuese.
Çfarë duhet ndryshuar?
Qytetarët e intervistuar nga gazetarja Anila Hoxha janë shprehur:
Qytetarja 1: Mendoj se duhet të shtohet sinjalistika, të zbatohen rregullat e sinjalistikës edhe njerëzit të jenë më të përgjegjshëm, ta kenë brenda vetes tyre përgjegjësinë.
Qytetarja 2: Të futet si lëndë që të ndërgjegjësohet fëmija që në moshë të vogël.
Qytetari 3: Të jemi të kujdesshëm të gjithë, si drejtuesit e mjeteve po ashtu edhe ne.
Qytetari 4: Ruajtja duhet të jetë e dyanshme edhe vetë këmbësori edhe shoferi.
Qytetarja 5: Rrugët në radhë të parë, sinjalistika.
Nga studimet e policisë rrugore si shkaktare te aksidenteve me pasojë jetën e qytetarëve janë drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, mbishpejtesia, parakalimi i gabuar dhe standardi i rrugëve.
/Anila Hoxha/
Top Channel