“Irani do të goditet shumë shpejt dhe shumë fuqishëm”, Trump reagon pas kërcënimeve të Iranit

05/01/2020 01:58

Pas kërcënimeve të shpeshta të Iranin për hakmarrje të fortë për vrasjen e Soleimanit ka ardhur edhe reagimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Trump bën me dije se Irani ka qenë një problem për shumë vite dhe se llideri terrorist i vrarë ishte bërë gati të sulmonte ambasadën e SHBA-së dhe të godiste disa lokalitete të tjera.

Duke iu referuar kërcënimeve të Iranit Trump në një reagim në rrjetet sociale shkruan se SHBA ka në shënjestër 52 site iraniane që përfaqësojnë 52 amerikanët e marrë peng nga Irani shumë vite më përpara. Disa nga këto site janë tepër të rëndësishme për Iranin, kulturën iraniane.

Vrasja e Soleimanit të shërbejë si paralajmërim. SHBA nuk do më kërcënime dhe në qoftë se vazhdon kështu, Irani do të goditet shumë shpejt e shumë fuqishëm.

Ja mesazhi i plotë i Trump:

“Irani me guxim të madh thotë se ka në shënjestër disa asete të SHBA-së si hakmarrje për sulmin tonë ndaj liderit terrorist i cili vrau një amerikan dhe shumë të tjerë u plagosën rëndë, pa përmendur njerëz të tjerë që vrau gjatë jetës së tij përfshi dhe qindra protesues iranianë së fundmi. Ai gati po sulmonte ambasadën tonë dhe përgatitej të godiste në disa lokalitete të tjera.

Irani nuk ka qenë asgjë vetëm problem për shumë vite. Le të shërbejë kjo si PARALAJMËRIM. Nëse Irani vret qoftë një amerikan apo sulmon nje aset të amerikanëve, ne kemi në shënjestër 52 site iraniane që përfaqësojnë 52 amerikanët e marrë peng nga Irani shumë vite më përpara. Disa nga këto site janë tepër të rëndësishme për Iranin, kulturën iraniane. Irani vetë do të GODITET SHUMË SHPEJT E SHUMË FUQISHËM. SHBA nuk do më kërcënime!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA