Kryeministri britanik Boris Johnson, edhe pse i heshtur dhe i painformuar, siç thuhet zyrtarisht, ndryshe nga izrealitët, është detyruar të kthehet nga pushimet në një ishull privat në Karaibe, për të ndjekur më nga afër emergjencën e re gjeopolitike të krijuar, pas vrasjes nga amerikanët të gjeneralit të lartë Iranian, ditë më parë.

Edhe pse Britania duket se nuk ka qenë e përfshire në veprimin amerikan, po përgatitet seriozisht për çdo eventualitet hakmarrës nga Teherani. Londra  ka dislokuar në Gjirin Persik fregaten HMS Montrose dhe destrojerin HMS Defender, të cilat jane urdhëruar nga ministri i Mbrojtjes Ben Ëallece, për të shoqëruar cisternat e naftës që lundrojnë me flamur britanik.

Ndërkohë 50 pjesëtarë të forcave elitare britanike, SAS, janë dërguar në Lindjen e Mesme  për të ndihmur në evakuimin potencial të britanikëve. Sakaq, shefat e mbrojtjes i kanë kërkuar kryeministrit, nëse do dërgojnë tetë avionët Typhoon nga baza britnaik e Qipros si dhe avionë spiunë Sentinel apo dron. Ka plane edhe për dërgimin e ushtarëve britanikë  për të siguruar ambientet e ambasadës britanike në Bagdad, ndërkohë që shefat e zbulimit britanik  besojnë se ka një kërcënim të besueshëm për ambasadën britanike në Teheran, e cila u sulmua nga turmat në vitin 2011.

Duke folur për BBC këtë të dielë, ministri i Jashtëm britanik Domenic Rabb, kërkoi nga Teherani të ndjekë rrugën diplomatike për të ç’tensionuar situatën dhe për të dalë nga izolimi ndërkombëtar.  Mbetet te shihet se cilat do të jenë  pronocimet e kryeministri Johnson pas pushimeve dyjavore, i cili njihet se ka marrëdhënie të mira me presidentin amerikan, ndryshe nga disa udhëheqës kryesorë evropianë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA