Ajo që supozohej të ishte një darkë e këndshme familjare përfundoi në një tmerr të vërtetë. Anëtarët e në familjeje nga Karolina e Veriut kishin planifikuar të qëndronin në shtëpi dhe të hanin pica.

Kështu, Amber Helm nxori picën e ngrirë nga frigoriferi dhe e vendosi në furrë. Krejt papritur, pas 10 minutash, nga furra nisi të kundërmojë një aromë e pakëndshme.

Ajo largoi me shpejtësi fëmijët nga frika e një shpërthimi të mundshëm. Diçka nuk shkonte! Bashkëshorti i saj hapi furrën dhe…. një gjarpër tashmë i pjekur gjendej brenda saj!

Ata rrëfejnë se soba përdoret shumë rrallë, çka i shtyn të mos e kontrollonin përpara se të gatuajnë.

“U fut përmes vrimave në fund që lejojnë rrjedhjen e ajrit,” tha Amber Helm. “Ne nuk jemi akoma të sigurt se si hyri në shtëpi.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA