Në fillim të tetorit, dy alpinistë po kalonin një shteg alpin, për të kaluar në Sierra Nevada të Californisë. Por gjatë ekspeditës së tyre, ndodh e papritura, ngecin në disa mbetje njerëzore.
Alpinistët raportuan gjetjen e tyre të habitshme pranë autoriteteve lokale. Dhe sapo kushtet klimaterike vazhduan të bëheshin më të favorshme dhe të qëndrueshme, zyrtarët nga Qarku Inyo (e cila është një nga 58 qarqet të shtetit federal të Californisë), duke marrë mbetjet njerëzore dhe duke i dërguar më pas në instancat përkatëse për ekzaminime të mëtejshme.
Papritmas historia merr një kthesë tjetër të pazakontë. Mbetjet i përkisnin Giichi Matsumura, një japonez i cili kishte së bashku me familjen e tij kishte jetuar në një kamp internimi i ndërtuar për personat me prejardhje japoneze. Përgjigjet e ekzaminimeve të ADN-së dolën nga Departamenti i Drejtësisë.
46 vjeçari Matsumura po jetonte me familjen e tij dhe 11,000 mijë japonez të tjerë të burgosur në Qendrën e Zhvendosjes së Luftës në Manzanar, në kohën që iu bashkua një grupi peshkatarësh më 29 korrik të vitit 1945. Ata shkonin për të lundruar në liqenet e larta malore, sipas një njoftimi nga Zyra e Sherifit të Qarkut Inyo.
Disa ditë më vonë më datë 2 gusht, ai u largua nga grupi i peshkimit, dhe nisi të pikturonte dhe të skiconte peizazhin e mahnitshëm që e rrethonte në lartësitë e maleve. Pas një stuhie të fuqishme, grupi i peshkimit nuk mund të gjente mikun e tyre të humbur. Ata u ngjitën të kërkonin për të në mal duke shpresuar që ai të mund t’i kishte shpëtuar stuhisë së tmerrshme.
Por ai nuk ndodhej atje, ai vdiq në hapësirën e pafundme të maleve.
Trupi u gjend nga një çift alpinistësh të cilët morën edhe një ftesë për të qenë të pranishëm në ceremoninë mortore nga gruaja e të ndjerit Ito. Gjithashtu edhe kisha budiste mbajti një fjalim në funeralin e Matsumura për ta nderuar në çastet e fundit të tij në praninë e familjarëve dhe miqve.
Top Channel