Udhëheqësi suprem i Iranit është zotuar se do të hakmarret rëndë ndaj përgjegjësve për vdekjen e komandantit të lartë ushtarak Qasem Soleimani.
Soleimani u vra nga një sulm ajror në aeroportin e Bagdadit të premten nga një sulm i ushtrisë amerikane. 62-vjeçari Soleimani kryesonte operacionet e Iranit në Lindjen e Mesme si kreu i forcës elitare Kuds.
Presideni Donald Trump tha që SH.B.A. ndërmori këtë veprim për të ndaluar luftën dhe jo për ta vazhduar atë, por vrasja shënon një përshkallëzim të madh të tensioneve.
Një burim i ushtrisë irakiene ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters se ka pasur edhe sulme të tjera. Sulmet ajrore kanë goditur një bazë të milicisë irakene në orët e para të mëngjesit të së shtunës, sipas orës lokale.
Televizioni shtetëror irakien gjithashtu raportoi për këto sulme, duke thënë se ato ndodhën në veri të kryeqytetit, Bagdadit. Ndërkohë nuk ka asnjë koment nga Uashingtoni.
Top Channel