Shmanget përsëritja e tragjedisë si e “Porcelanit”, pema shpëton kalimtarët
04/01/2020 14:37
Një aksident ka ndodhur më herët sot në kryeqytet pranë zonës së njohur si Ura e Tabakëve.
Një automjet ka dalë nga rruga me shpejtësi duke rrezikuar përplasjen e 2 kalimtarë, por fatmirësisht është përplasur me një pemë aty afër.
Nëse nuk do kishte qenë pema, makina mund të kishte përplasur kalimtarët dhe të përfundonte në Lumin Lanë, duke rrezikuar që të përsëritej një tragjedi si ajo e Porcelanit.
Top Channel