Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku prerësja e një betoniereje i mori tragjikisht jetën të riut korçar, Elvis Josifit, Esmerald Xhafa avokati i 67 vjeçarit të arrestuar, Flamur Pallës, ka treguar sipas tij shkakun e aksidentit.
Policia e Korçës më herët sot ka arrestuar përgjegjësin teknik dhe manovratorin e firmës së ndërtimit, ku humbi jetën tragjikisht punëtori 35-vjeçar Elvis Josifi. Në pranga kanë rënë 67-vjeçari Flamur Palla, përgjegjës i firmës, dhe 41-vjeçari Aurel Zemuni, manovrator.
Një i vdekur dhe një i plagosur nga vinçi, arrestohen 2 përgjegjës së firmës që kryente punimet
“Përsa i përket ngjarjes së djeshme ka rezultuar se tek pompa e vijës së betonit (presa) është shkëputur një pjesë e krahut, i cili bën komandimin e presës sipas lartësisë, një pjesë metalike e cila e ka bërë të pamundur kontrollin e krahut të presës që hedh betonin në lidhje me pozicionin pasi si makineri ajo është një makineri që komandohet në distancë ,nëpërmjet pultit të komandimit që e përdor manovratori.
Duke u shkëputur kjo pjesë manovratori e ka patur të pamundur që të bëjë komandimin e presës dhe kjo ka sjellë rënien e presës në gjendje të lirë deri në pozicionin që ajo ka ndaluar ku ishte pjesa e shtruar e hekurave që do hidhej betoni. Si rezultat i kësaj ka humbur jetën një punëtor i cili mbante tubin e presës”, tha avokati.
Ndërkohë sipas avokatit dy të ndaluarit nuk kanë përgjegjësi për ngjarjen, ai kërkon prokurorisë të bëjë hetime të plota që të mos vihemi përballe faktit të arrestimit të njerëzve pa prova.
“Unë mendoj se këto arrestime janë bërë duke shfrytëzuar ndjeshmërinë, të gjithë jemi koshientë që një person ka humbur jetën, por kurrsesi nuk mund të arrestohet tekniku i kantierit dhe manovratori.
Përgjegjësinë duhet të nxjerrë prokuroria mbasi të dalë dhe një akt ekspertimi në lidhje me vendin e ngjarjes të bëhet dhe ekspertimi i automjetit.
Automjeti ka qenë i koaluduar përsa i përket anës se dokumentacionit ka qenë në dokumentacion të rregullt”, tha ai më tej.
Top Channel