Mbretëresha Elisabetë e kremtoi me një foto hyrjen e dekadës së tre: aty ajo shfaqet në krah të tre trashëgimtarëve të fronit.

Katër gjenerata Windsor u bënë kështu bashkë për foton zyrtare të familjes mbretërore që bëri xhiron e botës. Monarkja duket e qetë dhe e kënaqur në krah të të birit, Charles, nipit William dhe stërnipit George, edhe ata të gjithë në këmbë qeshur pranë sovranes së Buckingham Palace. Fotoja është shkrepur për Krishtlindje, por u bë publike vetëm tani. Në plan të parë është mbretëresha 93 vjeçare me fustan të bardhë dhe çantën që nuk e heq nga krahu.

Autori i saj është Ranald Mackechnie, të cilit i janë besuar edhe fotografi të tjerë zyrtare në pallatin mbretëror. Krishtlindjet, familja mbretërore i kalon pak a shumë ashtu si shumica e britanikëve në mbarë vendin: shkojnë në meshë e ulen më pas në tryezë së bashku. Por Vitin e ri, si e kaloi monarkja? Atë dhe të shoqin, princin Filip, ndërrimi i viteve i gjeti si përherë në shtëpinë e tyre të pushimit në Sandringham.

Zakonisht, aty organizohet një pritje ku ftesa është e hapur për të gjithë pjesëtarët e familjes. Por, këtë radhë pati mungesa të mëdha, përfshirë atë te William dhe Kate, Meganit dhe Harry-t që festat I kaluan në Kanada bashkë më djalin e tyre 7 muajsh, Archie, por edhe vetë Charlesi e Camilla nuk ishin, sepse pas Krishtlindjeve kanë udhëtuar drejt Skocisë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA