Jemi shumë pranë ndarjes së çmimeve Golden Globes, një paradhomë kjo e OSCARS dhe si gjithmonë ne bëjmë parashikimin tonë modest për atë që mund të jetë favoriti në kategorinë e filmit më të mirë, aktorit apo aktores më të mirë, qoftë protagonist apo mbështetës, por jo vetëm këto. Sigurisht edhe për serialet televizive, etj.

Çfarë pritet të ndodhë në këtë natë të madhe?

Genc Përmeti: “Serialet e shkurtra kanë një betejë midis “Chernobyl” me “Chatch 22”. “Chatch 22” mund të jetë si underdog, por nuk besoj që do t’ja marrë kurorën “Chernobyl”-it. “Peaky Blinders” ka pasur ‘reviews’ të jashtëzakonshme, mendohet që mund të jetë në rresht të parë për fitimin e trofeut si seriali më i mirë. Tek drama filmi më i mirë mendohet që do të jetë “Irishman”, ndërkohë që tek komedia është “Once Upon a Time in Hollywood”. Tek regjisori më mirë kandidati kryesor është Bong Joon-ho me “Parasite”, që është film korean, por që në Amerikë ka shitur 100 milionë dollarë. Tek aktori protagonist kemi një betejë midis Adam Driver dhe Joaquin Phoenix. Ndërkohë që tek protagonistet femra kemi Scharlett Johansson. Tek rolet mbështetës mbas 24 vitesh mendohet që do e fitojë Brad Pitt me “Once Upon a Time in Hollywood”. Është e konfirmuar që edhe DiCaprio edhe Pitt do të jenë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ndërkohë që mendohet që DiCaprio mund ta fitojë tek komedia.”

Në këtë ceremoni të 77 të Golden Globes komediani Ricky Gervais do të ketë një rikthim si moderator që prej 2011 kur pati shumë komente negative për performancën e tij.

Genc Përmeti: “Këtë vit kemi rikthimin e Ricky Gervais, i cili është një humorist i jashtëzakonshëm dhe aspekti tjetër është që të gjithë do të hanë një darkë vegjetariane.”

Shumë pak orë na ndajnë deri në datën 5 dhe ne jemi gjithë sy e veshë për të parë se çfarë do të ndodhë aty.

Jetona Koçibelli

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA