Janari erdhi bashkë me të edhe një vit i ri i mbushur plot të papritura, suksese, dështime por mbi të gjitha shumë momente për të jetuar dhe shijuar.
Sapo lamë pas ditë festash të mbushura me shumë gëzim dhe lumturi, shtëpitë i kishim mbushur plot dekoracione shumë ngjyrëshe, por simbol i festës padyshim është pema e krishtlindjeve.
Shumica prej nesh pemën e krishtlindjeve e kanë vendosur në skutat e errëta të shtëpisë me qëllim që ta vendosnim në ambientet e saj vitin pasardhës.
Por mbretëresha legjendare e Anglisë Elizabeth nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë. Elizabeth ka një familje të mrekullueshme dhe mjaft të madhe, është gjyshe e shumë nipave dhe mbesave, sikundër edhe stërgjyshe plot katër herë, por festat nuk mund të mos e emocionojnë dhe t’i kujtojnë ata që s’janë më. Një detaj mjaft interesant zbulohet përtej mureve të pallatit mbretëror, aty ku mbretëresha Elizabeth dhe princi Philip e mbajnë pemën dhe zbukurimet e krishtlindjeve deri më datë 6 shkurt, datë e cila është dhe përvjetori i vdekjes së të atit të mbretëreshës, Mbretit George VI.
Ai ndërroi jetë në Sandringham më 6 shkurt të vitit 1952. Është kthyer në një traditë tashmë që pikërisht në këtë datë Mbretëresha dhe Princi Philip e vizitojnë Sandringham-it për të rikujtuar mbretin e ndjerë.
Top Channel