Elvis Josifi, 36 vjeçari që humbi jetën dje në Korçë, punonte si i nënkontraktuar nga firma ‘Konstruksion 93’, e cila po ndërton objektin ku ndodhi ngjarja.
Viktima mësohet se ishte i siguruar dhe familja do të përfitojë nga sigurimi i jetës një vlerë prej 10 mijë lek të rinj në muaj.
Sipas deklarimeve të personave të shoqeruar në polici, 36 vjeçarit i ra mbi kokë segmenti metalik që peshonte rreth 5 ton, duke i çarë kaskën mbrojtëse, çfarë solli vdekjen e menjëhershme.
Punëtori që mbeti i plagosur po vijon trajtimin në spitalin e Korçës. Ai ka tre brinjë të thyera, por gjendja është e stabilizuar.
Top Channel